Ndërron jetë artistja Hueyda El Saied

Balerina dhe moderatorja, Hueyda El Saied, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë.

Artistja e dashur për publikun shqiptar jetonte prej vitesh në Luksemburg, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, Gabriel.

Sipas informacioneve paraprake, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit, duke shkaktuar vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kujtimi i kryeministrit Edi Rama për Hueyda El Saied
Artiste me profile të ndryshme, nga baleti te moderimi, arti pamor dhe aktrimi, ajo njihej nga publiku i gjerë për programe si “Dymbëdhjetë Vallëzime pa një të shtunë”, “Një këngë për ty”, “Netët e Klipit Shqiptar” dhe “Në restorant”. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme të muzikës, si “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat