Shpesh na ndodhë që të kemi probleme shëndetësore e që vie puna deri te humbja e vetëdijes.
E, në këto raste nuk kemi njohuri se çka duhet të bëjmë e çka jo?
Në vazhdim nzoom.biz do ju informojë më shumë në lidhje me këtë temë.
Grave shtatzëna mund t’u bjerë të fikët se dehidrohen lehtë e njerëzit që kanë përjetuar frikë ose dhimbje të papritur mund të humbin vetëdijen për një periudhë të shkurtër kohe.
Është e vështirë të kuptosh nëse dikujt do t’i bjerë të fikët por disa shenja paralajmëruese përfshijnë marramendje dhe të përziera.
Siguroni personin
Shtrijeni personin në shpinë, sigurohuni që merr frymë, ngrini këmbët mbi nivelin e zemrës për të rregulluar rrjedhjen e gjakut në tru dhe nëse se personi ka veshur diçka me jakë jakë, rrip ose veshje të ngushtë, lirojini.
Mundohuni ta sillni në vete
Sigurohuni që të ketë ajër të pastër. Hapni një dritare ose kërkoni që njerëzit e tjerë të largohen. Nëse mund të kenë humbur një vakt, jepni lëng frutash ose diçka të ëmbël.
Kthejeni personin në krah.
Nëse po vjellin ose kanë gjakderdhje nga goja, rrotullojini dhe kthejini në anë.
Telefononi mjekun.
Shpresojmë që ju kemi ndihmuar pak. /nzoom.biz/
Zakonisht, dikush që i bie të fikët do të zgjohet brenda 20 sekondave. Ju duhet të telefononi mjekun nëse personi:
I bie të fikët më shumë se një herë në muaj.
Është shtatzënë, ka probleme me zemrën ose ka një sëmundje tjetër të rëndë.
Ka buzë blu ose është blu në fytyrë.
Goditi kokën kur i ra të fikët.
Çfarë nuk duhet të bëni kur dikujt i bie të fikët
Kurrë nuk duhet të përpiqeni të sillni në vete një person që i ka rënë të fikët, sipas mënyrës që keni parë nëpër filma. Për shembull, nuk duhet të:
Gjuani me shuplaka ose shkundni dikë që i ka rënë të fikët.
Hidhni ujë në fytyrën e tyre.
T’u bërtisni.
Vendosni një jastëk nën kokën e tyre.