Florian Marku është shpallur kampion bote në versionin IBF. Boksieri shqiptar hyn në histori pasi ka mposhtur kundërshtarin e tij Lorick Luisetto.
Florian Marku ka vazhduar karrierën e tij në boks si i pamposhtur duke marrë fitoren e radhës ndaj Luisettos.
Kryeministri Rama ka uruar boksierin shqiptar i cili ka fituar 10 ndeshje radhazi gjatë karrierës së tij. “Florian Marku kampion bote. Respekte dhe mirënjohje për boksierin shqiptar”, shkruan Rama.