U dorëzohet blloku i parë rezidencial, familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 nëntorit në Vaqarr.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka marr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave.
“U dorëzohet blloku i parë rezidencial, familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit, në Vaqarr. Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi në kthesë transformimi e zonave të prekura më fort. Mirënjohje për Arbërin e “Fundjavë Ndryshe” që na u bashkua duke u solidarizuar me familjet e prekura”, shprehet Rama