Kryeministri Rama është shprehur se sektori i peshkimit është zhvilluar dhe ka premise të mira për ekonominë. Ndërkohë kryeministri dhe se paga më e ulët në këtë sektor është 800 mijë lekë.
“Po ju them të gjithë atyre që e shohim Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë. A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet.
Ku i gjeni punëtorët? Me 800 mijë lekë paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipti për të punuar këtu kurse të rinjtë shqiptar rrinë kafeneve” u shpreh Rama.