Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi që Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Spiro Maliqi të shkarkohet nga detyra.
Në vend të tij në postin e prefektit të Elbasanit është emëruar Majlinda Perriu. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Ndryshime u bënë edhe në Tiranë, ku Afrim Qendro zuri vendin e Mersin Muratajt në postin e prefektit të këtij qarku.