Mbrëmjen e sotme në shkallët e Kryeministrisë janë ndezur q1rinj nga qytetarët e kryeqytetit për vogëlushin 8-vjeçar Mateon.
Të shumtë ishin njerëzit që kanë bërë homazhe duke u lutur që shpirti i tij të prehet në paqe, ndërsa qyetarët kanë edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.
“Kërkojmë nga kryeministri Rama që të miratojë peticionin që po firmosin familjarët dhe Klodian Çalamani të lidhet me litar në mes të sheshit, duhet të bëhet shembull zoti Rama. Prano referendumin”, thotë një qytetar në lutjen e tij.