Pas Arjola Demirit, producentja Lori Hoxha zbulon konkurrentin e dytë të “Big Brother VIP”

“Big Brother VIP” është këtu: Për disa orë do të mund të ndjekim reality-shown, që shqiptarët e kanë pritur kaq shumë. Në orët e fundit, produksioni ka zbuluar disa detaje të reja.

Më herët u konfirmua zyrtarisht emri i konkurrentes së parë që është pjesë e programit. Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arjola Demiri, emri i të cilës është përfolur prej javësh në mediat rozë.

Mirëpo, pas saj, produksioni ka zbuluar një tjetër emër. Lori Hoxha, producentja e “Big Brother VIP”, ka treguar se banori i dytë që do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, është balerini Ilir Shaqiri. Prej vitesh ai jeton dhe punon në Itali, mirëpo shumica prej nesh e mban mend nga “Dancing with the Stars”, ku ai ka qenë pjesë e jurisë.

Producentja konfirmoi gjithashtu sot se 14 VIP-a do të jenë pjesë e reality-showt, do të jenë nga fusha të ndryshme dhe tha se do të ketë shumë këngëtarë.

Disa nga VIP-at pjesëmarrës që flitet se do jenë pjesë e programit janë: Elhaid Cufi, Fifi, Ardit Cuni, Monika Lubonja, Beniada Nishani, Paloma, Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Rudina Demneri, Sabiani.

Ata do qëndrojnë të izoluar dhe nën mbikëqyrje 24 në 24, duke na dhënë mundësinë, t’i shohim, siç nuk i kemi parë kurrë më herët.

Opinionistët e këtij edicioni janë Arbër Hajdari, drejtori i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, dhe Balina Bodinaku, moderatore, ndonëse prej kohësh nuk e kemi parë në këtë rol.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat