Nuk janë ata që keni pritur! Zbulohen emrat opinionistëve të Big Brother VIP

Ka nisur numërimi mbrapsht për fillimin e spektaklit Big Brother Albania Vip, i cili do të nisë mbrëmjen e sotme në orën 21:00.

Në një intervistë për Top Channel, Arbana Osmani ka zbuluar emrat e dy opinionistëve, të cilët nuk janë ata që shumë prej jush mendonin…

“Opinonistët janë dy. Është një grua dhe një burrë. Donim dy që të balanconim njëri-tjetrin dhe të kishim sa më shumë opinione të mira. Po ashtu janë shumë karaktere të ndryshme dhe janë në profile të ndryshme. Kështu që shpresoj të gjenden mirë dhe nuk janë afër mendjes. Nuk janë këta opinonistët që priten gjithmonë të jenë. Nuk është Arjan Konomi (qesh).”

Arbana Osmani thotë se është shumë e lumtur që do të ketë si opinionistë themeluesin e “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdarin dhe gazetaren Balina Bodinaku.

“Opinionistët janë dy figura shumë të njohura, të spikatura, por jo në këtë rol. Asnjëherë! Pra, nuk kanë qenë kurrë opinionist në një reality-show. Do kem kënaqësinë që ta ndaj skenën, formatin, rrugëtimin me Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinakun. Të dy të shkëlqyer në fushat respektive që jam e sigurt që do t’i japin më shumë vlerë këtij formati”, -u shpreh Arbana.

Arbana shtoi se “thuajse gjithçka ka ndryshuar, veç saj”. Edhe çmimi për fituesin mbetet i njëjtë: 100.000 euro.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat