Një lajm i rëndë vjen mëngjesin e sotëm nga Infektivi, ku një grua 4 muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë nga Covid-19.
Bëhet me dije se gruaja rreth 30-vjeç nga Lezha kishte shkuar te Infektivi dy ditë më parë në gjende të rëndë dhe me komplikacione të shumta për shkak të Covid 19.
Burime për mediat raportojnë se gruaja shtazënë dje është futur në intubim, por që nuk ia ka dalë të fitojë betejën me jetë.
Pritet informacioni zyrtar nga Ministria e Shndetësisë në lidhje me ngjarjen.