Plas sherri në Elbasan, dy të rinj godasin njëri-tjetrin me sende të forta

Një sherr ka ndodhur pak më parë mes dy të rinjve në Elbasan në parkun “Rinia”. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se sherri ka nisur pas një konflikti të çastit. Të dy janë plagosur pasi kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak. Më datë 29.09.2021, rreth orës 13:30, pranë parkut Rinia, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta , shtetasit S. C., 29 vjeç dhe B. B., 27 vjeç, banues në Elbasan, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, dhe për pasojë të dy kanë marrë dëmtime të lehta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat