Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec ku ka humbur jetën një 74-vjeçar. Policia ka njoftuar se në lagjen nr. 4, Pogradec, është vetëhedhur nga kati i tretë, i banesës ku banonte i vetëm, shtetasi N. K., 74 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.09.2021, në lagjen nr. 4, Pogradec, është vetëhedhur nga kati i tretë, i banesës ku banonte i vetëm, shtetasi N. K., 74 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.