“Fajin e kanë prindërit”/ Flasin gjyshërit e Aldi Ramës: Lajmin e morëm vesh nga mediat

Familjarët e Aldi Ramës kanë folur për herë të parë për krimin që kreu 21-vjeçari duke vrarë Saimir Hoxhën, efektivin e policisë në krye të detyrës. Sipas “FaxNews”, familjarët e 21-vjeçarit kanë treguar se ngjarjen e kanë marrë vesh nëpërmjet mediave. Gjyshërit e Aldi Ramës të cilët e kishin rritur janë shprehur se fajin për këtë ngjarje të rëndë e kishin dy prindërit e tij. Ndërkohë mësohet se ceremonia mortore e 21-vjeçarit do të mbahet në Durrës pasi aty jeton mamaja e tij.

Kujtojmë se Aldi Rama ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve që kishte marrë në kokë.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat