Trajleri godet nga pas autobusin në Lezhë dhe e nxjerr nga rruga, plagoset një fëmijë

Një fëmijë mbeti i plagosur pas përplasjes së një autobusi me një trajler. Aksidenti ndodhi paraditen e së mërkures në superstraden Lezhë-Milot, pranë kryqezimit të Ishull-Shëngjinit.

Një fëmijë mbeti i plagosur pas përplasjes së një autobusi me një trajler. Aksidenti ndodhi paraditen e së mërkures në superstraden Lezhë-Milot, pranë kryqezimit të Ishull-Shëngjinit. Autobusi u godit nga pas nga trajleri dhe përfundoi jashtë rruge, ndërsa fëmija i cili mbeti i lënduar u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë fatmirësisht pasagjeret e tjerë të cilët ishin në autobusin që po vinte në drejtim të Lezhës, nuk morën lëndime. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri me dije se ka shoqëruar në komisariat dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në këtë aksident dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga aksidenti u krijua për disa minuta trafik i rënduar përgjatë superstradës dhe u desh ndërhyrja e policisë rrugore për normalizimin e lëvizjes.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat