Tiranë/ Bie ashensori te Astiri, 2 gra të plagosura! Njëra shtatzënë, në gjendje të rëndë! Arrestohet tekniku, nën hetim administratori i firmës së mirëmbajtjes! Aksidenti zbuloi skandalin, ISHMT: S’ishte certifikuar
Gjatë natës së kaluar një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën Astirit në Tiranë. 2 gra kanë mbetur të plagosura pasi ka rënë një ashensor nga një pallat. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate dhe të 2 gratë janë dërguar për në spital, ku njëra prej ndodhe në gjendje më të rëndë ndërsa tjetra është rikthyer në banesë
TIRANË-Gjatë natës së kaluar një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën Astirit në Tiranë. 2 gra kanë mbetur të plagosura pasi ka rënë një ashensor nga një pallat. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate dhe të 2 gratë janë dërguar për në spital, ku njëra prej ndodhe në gjendje më të rëndë ndërsa tjetra është rikthyer në banesë. Ato kanë qenë brenda ashensorit, kur kabulli i tij është shkëputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë. Njëra prej të plagosurave është shtatzënë ndhe rrezikon seriozisht jetën.
“Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia.
Dy gratë kanë qenë brenda ashensorit, kur ai përplasur me fuqi në katin e parë pas shkëputjes. Pallati është i kompleksit Fratari në Astir, me ndërtues Hajredin Fratarin. Në pranga është vënë tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”. Është arrestuar Defrim Shabani, kurse i proceduar në gjendje të lirë është vëllai i tij Dritan Shabani administratori i firmës së mirëmbajtjes.
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, edhe zyrtarisht përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ashensori i pallatit nuk rezulton i regjistruar.
“Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimit nuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT.
Nga të dhënat e ISHMT për sa i përket raportimeve të Trupave të Autorizuara dhe të dhënave të tjera të siguruara nga ISHMT, rezulton se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar siç parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.
Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambienteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve. Strukturat e ISHMT ne momentin e marrjes se njoftimit janë angazhuar maksimalisht ne bashkëpunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese per zbardhjen e kësaj çështje”, thuhet në njoftim.
Ende nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ndërkohë që ka një version se rrëzimi mund të jetë bërë për shkak të ikjes së energjisë elektrike.
ne perditesim