Në pjesën e dytë të programit të ‘Për’Puthen’ vajza e re Alvisa zgjodhi në një takim 4 minutësh ashtu siç edhe ajo e quajti ‘qershinë mbi tortë’, Taulantin.Një takim që nuk shkoi aspak ashtu siç pritej. Emocionet e forta e bën këtë të fundit që nga turpi se kishte përballë një vajzë aq të bukur nuk dinte as çfarë fliste.
Taulanti: Kam çik turp, të kemi gjithë këtë femër përballë do kem turp Alvisa: Na vure në siklet tani.
Taulanti: Do e kalojmë bashkë. Hobi im është palestra dhe unë punoj berber në sallonin tim. I ke super flokët. Jam çmend pas teje.Alvisa: Deklaratë e fortë kjo!
Madje, Taulanti e katranosi takimin 4 minutësh, pas një komenti epik që bëri studion të shpërthejë në të qeshura.“S’jam mësuar të mbajë akullore në dorë”, tha ai nga emocionet duke iu referuar mikrofonit që mbante në dorë.