U ndanë përfundimisht?! Mozzik habit rrjetin me fjalët që u morën KUNDËR Loredanës!

Ka pak kohë që deklaruan ribashkimin pas një ndarje disa muajshe, por gjërat kanë lëvizur sërish për Mozzikun dhe Loredanën.

Dyshja nuk po ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe Loredana pas disa koncerteve bashkë me Hanën është kthyer në Zvicër pa Mozzikun.

Kjo u përkthyer si ndarje megjithëse nuk është pranuar nga asnjëra palë.

Dyshimet për ndarje i shtoi edhe më shumë reperi me një varg thumbash që u morën direkt për gruan e tij.

“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”- thuhet në postimet në fjalë.

Këto postime u shpërndanë me të madhe në rrjete sociale gjë që nxiti reagimin e Mozzikut, i cili mohoi se postimet kanë të bëjnë me gjendjet e tij apo lidhen me jetën e tij.

Ai shkroi se thjesht i pëlqejnë dhe i publikon sepse do t’i vijë në ndihmë dikujt që ka nevojë për motivim. Pra, nuk janë thumbime për Loredanën.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat