Dafina Zeqiri anulon pjesëmarrjen në festë, shkak Bregovic/ Ja mesazhi që poston

Dafina Zeqiri është një tjetër emër që ishte ftuar për të kënduar në festivalin e ashtuquajtur Festa e Birrës në Korçë.
Por me të mësuar se mysafir nderi i festivalit, në një nga netët e tij, ishte artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, Dafina e ka tërhequr pjesëmarrjen.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet këngëtarja, përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory.


Aty citohet se këngëtarja Zeqiri me të marrë vesh se Bregovic do të ngjitej në skenën e Festës së Birrës në Korçë, e kishte anuluar pjesëmarrjen e saj.
Ajo ka vënë edhe një emoji pranë postimit, në të cilin shkruhet “E anuluar”.
Ndërkohë një gjest të tillë e ka bërë edhe kolegu i saj, reperi i njohur shqiptar Capital T, i cili ishte prenotuar për të bërë hapjen e festivalit në natën e parë.
Përveç artistëve, tërheqjen nga ky festival i birrës po e bëjnë edhe bizneset, një prej të cilave, “Birra Peja”, njoftoi se nuk do të ishte pjesë e partneritet të festivalit shkaku i ofendimit që iu është shkaktuar shqiptarëve të Kosovës me ftesën që i është Bregovicit për të peformuar aty. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat