Disa persona u ndodhën në rrezik për jetën ditën e sotme në Shëngjin. Teksa po laheshin, moti me shi dhe era e fortë bëri që dallgët e detit të egërsoheshin dhe për pasojë të vinin në rrezik jetën e qytetarëve.
Këtu, kanë hyrë menjëherë në ‘lojë’ pushuesit e tjerë. Ata janë kapuar me njëri-tjetrin dhe kanë krijuar një ‘litar shpëtimi’ duke nxjerrë nga uji personat që ndodheshin aty.
Rrjedhimisht, u shpëtuan edhe jetën.