Pushime luksoze në jaht, Neymar fotografohet duke u përqafuar me ish-partneren, Carolina Dantas

Neymar dukej i kënaqur teksa përqafonte ish-të dashurën e tij, Carolina Dantas, ndërsa merrnin rreze dielli në një jaht në Ibiza të hënën.

Ylli i Paris St-Germain, 29 vjeç, i cili është në pushimin e tij veror nga sezoni i futbollit, shfaqi fizikun e tij të tonifikuar dhe me tatuazhe teksa pushonte në jaht bashkë me 27-vjeçaren Caroline,me të cilën ka një djalë, Davi Lucca , nëntë vjeç.

Ylli i ka mbajtur të përditësuar 156 milionë ndjekësit e tij në Instagram me pushimet e tij, duke publikuar fotografi me miqtë e tij gjatë të hënës me titullin: “Fëmijët e Ibizës”.

Atletja dhe bukuroshja brune u takuan midis viteve 2010 dhe 2011 para se të ndaheshin.
Në maj, Neymar foli për ëndrrat e tij për të pasur më shumë fëmijë në të ardhmen, si dhe aspiratat e tij të futbollit në versionin britanik të revistës “GQ”.

Neymar më parë mbajti sekret identitetin e nënës së djalit të tij, Carolina, por ajo më vonë zbuloi veten se ishte nëna e Davidit.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat