Vendet që shpërblejnë më shumë atletët për medaljet e fituara në Lojërat Olimpike

Në gjithë vendet e Europës, çmimet janë relativisht më të ulëta, krahasuar me vendet e botës. 65 mijë euro do të shpërblehet një atlet në Francë nëse fiton një medalje ari; rreth 20 mijë euro në Gjermani dhe për çudi, asnjë shpërblim ekonomik ekstra për atletët që fitojnë medalje në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, kjo e fundit dhuron çdo vit afërsisht 162 milionë dollarë (rreth 136 milionë euro) në fonde qeveritare dhe lotarie për sportet olimpike dhe paralimpike.

Vendet që “shpërblejnë më mirë” çmimet olimpike

Në vend të katërt, renditet Azerbajxhani, i cili, në rast se një atlet fiton medaljen e artë, e shpërblen me 248 mijë dollarë (208 mijë euro); 124 mijë dollarë për medalje argjendi (rreth 104 mijë euro) dhe 62 mijë dollarë për medalje bronzi (52 mijë euro).  Me dy medalje të fituara deri më tani, shpenzimet e azerëve për vendet në podiumin olimpik u korrespondojnë 124 mijë dollarëve (104 mijë euro).

Në vend të tretë, është Kazakistani, që shpërblen me 250 mijë euro një atlet që fiton medalje të artë (rreth 210 mijë euro), 150 mijë dollarë për një medalje të argjendtë (rreth 126 mijë euro) dhe 75 mijë dollarë për një medalje bronzi (rreth 63 mijë euro). Falë tre medaljeve të bronzit të fituara deri më tani, shpenzimet e Kazakistanit për medaljet arrijnë në 225 mijë dollarë (rreth 189 mijë euro).

Në vend të dytë renditet Indonezia, që shpërblen me 746 mijë dollarë një atlet që fiton medalje të artë (rreth 626 mijë euro), 378 mijë dollarë për një medalje argjendi (rreth 317 mijë euro) dhe 188 mijë dollarë e shpërblen një atlet që fiton medalje bronzi (rreth 158 mijë euro).

Vendi që shpenzon më shumë është pa dyshim Singapori. Një medalje ari vlen rreth 1 milion dollarë (rreth 840 mijë euro); një atlet që fiton medalje argjendi shpërblehet me 500 mijë dollarë (rreth 420 mijë euro) dhe medalja e bronzit shpërblehet me 250 mijë dollarë (rreth 210 mijë euro).

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat