Tiranë/ Biznesmeni plagos rëndë 22-vjeçarin, i kërcënoi punonjësen e dyqanit

Një biznesmen në Tiranë, ka plagosur rëndë një 22-vjeçar, i cili kishte kanosur punonjësen e dyqanit në pronësi të tij. Mësohet se 22-vjeçari ka qenë me armë të ftohtë kur ka kanosur punonjësen e dyqanit. Si biznesmeni, ashtu edhe 22-vjeçari janë arrestuar. Ky i fundit ndodhet i shtruar në spital.

Informacion paraprak:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

E.H., 37 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe J. K., 22 vjeç, për veprat “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi me datë 03.08.2021, në rrugën “Sami Frashëri” këta 2 shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, sepse shtetasi J. K. ka kanosur një punonjëse në dyqanin në pronësi të shtetasit E. H.

Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi J. K., i cili ndodhet më spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik shtetasit J. K. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat