Lajm i keq për klientët e BKT-së, banka njofton ndërprerjen e disa shërbimeve

Jo pak herë Banka Kombëtare Tregare është vënë në “shënjestër” të vetë qytetarëve të cilët janë ankuar për shërbimet e saj. Së fundmi diçka e tillë është raportuar edhe ditën e sotme në redaksinë tonë, ku disa qytetarë kanë shkruar në lidhje me problemet që kanë hasur gjatë shërbimeve në ATM-të e kësaj banke. Qytetarët shprehen se nuk kanë marrë asnjë lloj informacioni për ndërprerjen e shërbimeve në ATM dhe as në degët e shërbimit. Nga ana tjetër ata shprehen të shqetësuar për faktin se kanë detyrime për të shlyer dhe iu duhen lekët. Një qytetar shton se kjo situatë ka tre ditë kështu. Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë BKT doli me një njoftim në rrjetet sociale ku bëri me dije se ndërpreja e shërbimeve ka ardhur si rezultat i disa problemeve teknike në sistemin “Qendror Bankar” dhe se po punohet për zgjidhjen e tyre.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat