Emri/ Prangoset në Londër. Mashtroi me faturat e karotrecit policinë shqiptare

Një shqiptar i cili mashtroi policinë shqiptare përmes faturave fiktive për shërbime karrotreci është prangosur në Londër me qëllim ekstradimi në Shqipëri.

Top Channel mëson se Interpol Tirana në bashkëpunim me njësinë e ekstradimeve në Scotland Yars, identifikuan vend fshehjen dhe arrestuan Granit Matoshin.

Sipas kërkesës së ekstradimit dërguar nga Interpol Tirana mësohet se 48 vjeçari shqiptar në vitin 2013 ishte kontraktuar nga një drejtori vendore policore për të përdorur karotrecin e tij privat për nevojat e policisë në lëvizjen e mjeteve.

Por nga hetimi është zbuluar se Granit Matoshi kishte dërguar më shumë fatura se sa numri makinave që kishte lëvizur me kërkesë të policisë.

Granit Matoshi kërkohet nga drejtësia shqiptare për mashtrim.

Në përballjen e parë me gjykatën e ekstradimeve në Londër ai është lënë i lirë me kusht duke iu vendosur një pajisje elektronike monitorime në këmbë.

Familjarët e Matoshit në formë garancie paguan në gjykatë 5.000 stërlina.

Granit Matoshi për efekt të procesit të ekstradimit do të paraqitet përsëri në këtë gjykatë më 12.12.2021 ora 10.

Matoshi i fshihej drejtësisë shqiptare në qytetin e Nottingham nga ku u arrestua prej policisë lokale Derbyshire Police.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat