Delta rrit rastet me COVID në vend/ 99 të infektuar në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Varianti Delta i COVID-19, i cili është shumë i transmetueshëm ka sjellë rritje të ndjeshme të rasteve të reja në vendin tonë, ku vetëm në 24 orë janë infektuar 99 qytetarë.

Nga 3,599 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 99 qytetarë, në këto bashki: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavaj, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.

Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 23 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërsa janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të vaksinohen, pasi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga covid.

“Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, shkruan ministria.

Nga 914,746 testime të kryera që nga fillimi i pandemisë së covid kanë rezultuar pozitivë 133,310 qytetarë. Fatkeqësisht kanë humbur jetën 2,457 prej tyre duke mos fituar betejën me armikun e padukshëm.

Statistika (04 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         99

Të shëruar në 24 orë       23

Të shtruar në spitale       23

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3,599

Testime totale             914,746

Raste pozitive             133,310

Raste të shëruara         130,314

Raste Aktive                      539

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             200

Elbasan           75

Shkodër          57

Vlorë               50

Berat               35

Lezhë              34

Fier                  29

Kukës              24

Durrës             17

Korçë               11

Gjirokastër        7

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat