Ca kosovarë i kanë lënë serbët kot gjallë”, Vesa Luma reagon e shokuar pas mesazhit të ndjekësit

Gjithçka nisi nga një njoftim për Festën e Birrës në Korçë, ku mes pjesëmarrësve thuhej se do të ishte dhe këngëtari serb Goran Bregovic.

Shumë shqiptarë të Kosovës, të cilët e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Vesa Luma, duke mos e besuar lajmin shkroi në një postim: “Jam e bindur që është një dezinformatë”.

Mirëpo më pas ajo ka marrë një mesazh nga një ndjekës nga Shqipëria që e ka shokuar. Ai shkruan se shqiptarët e Kosovës duhet ta harrojnë luftën dhe tashmë të bëjnë paqe me serbët.

“Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi.

Vesa e ka ndarë këtë mesazh me të gjithë dhe përkrah shkruan: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat