Aksident në Gjakovë, tetë persona të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Qerimx të Gjakovës, ku si pasojë tetë persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

“Po, dy vetura janë të përfshira. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona. Bëhet fjalë për lëndime të lehta. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë dhe pastaj janë liruar për në shtëpi”, tha ai.

Sipas Xhurkajt, shkaktar i aksidenti ka qenë drejtuesi i njërës veture i cili ka bërë tejkalim të pasigurt, duke goditur veturën tjetër.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat