“Të dënuarit me punë të detyruar mund ta shlyejnë duke bërë vaksinën Covid”

Një gjykatës në Luiziana, SHBA, po përdor pozicionin e tij për të vaksinuar më shumë persona ndaj Covid. Ai u ka ofruar të dënuarve me punë të detyruar që ta shkëmbejnë dënimin e tyre me vaksinim. Fred Crifasi u shpreh për ‘Washington Post’: “Edhe të vaksinohesh është shërbim për komunitetin”. Por, gjykatësi shtoi se nuk mund ta kërkojë me detyrim vaksinën: “Është një nga mundësitë për të shlyer dënimin, nuk është me detyrim. Nëse nuk do që të vaksinohesh, nuk të detyron dot njeri. Do të shlyesh dënimin me punë të detyruar”. Një avokate tregoi se klienti i saj kishte shlyer me vaksinë 4 orë punë të detyruar që i kishin mbetur, duke mbetur i kënaqur nga marrëveshja me gjykatësin.

Luiziana është një nga shtetet me më pak persona të vaksinuar në Amerikë, afërsisht 40% më pak. Nga ana tjetër në këtë shtet ka mbi 5800 raste të reja në ditë, çka konsiderohen si shifra rekord dhe të larta nga autoritetet që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kalaur.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat