Rrëfehet Mozzik: Vuaj nga ankthi, s’më lë t’i shijoj gjërat në këtë moshë!

Mozzik është një nga reperat më të njohur në Shqipëri dhe në Kosovë. Këngët e tij përherë bëhen hite dhe numërojnë miliona klikime. Gjithashtu,, ai ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të komplikuar me këngëtaren Loredana, me të cilën ka edhe një vajzë. Mirëpo, së fundmi Mozzik, ka treguar diçka tjetër përsa i përket jetës së tij.

Ai ka rrëfyer se vuan nga ankthi. Mozzik ka zbuluar se ai nuk ka mundur t’i shpëtojë këtij çrregullimi, që është bërë shumë shqetësues për miliona njerëz në mbarë botën.

“Është e trishtuar sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, shkruhet në disa postime që ka shpërndarë reperi.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat