Riatdhesimi i 5 grave dhe 14 fëmijëve nga Siria/ Rama: Do të ketë dhe një operacion tjetër për të gjetur personat në ato vrima të zeza

Kryeministri Edi Rama ka pritur në aeroportin e Rinasit 5 gratë dhe 14 fëmijët që prej vitesh ishin të ngujuar në kampin famëkeq në Siri.

Në një konferencë për mediat, Rama bëri me dije se ka një tjetër operacion që do të zhvillohet për të riatdhesuar persona të tjerë.

Kjo është ora që përmbyll një operacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të çojmë drejt shtëpive 19 bashkatdhetarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri. Këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë, të cilët mundëm t’i shkëpusim pas një përpjekje të gjatë, një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe dhe falë ndihmës të posaçme nga konsulli ynë i nderit në Liban dhe gjenerali Abas.

Ka dhe një operacion tjetër për të zhvilluar se është një mënyrë për të gjetur personat në ato vrima të zeza kui gjenden, por llogarisim një numër të njëjtë pak a shumë me të sotëm. Një rol të rëndësishëm në këtë operacion ka luajtur dhe struktura e antiterrorit e policisë se prej muajsh ka ndjekur operacionin dhe ka bërë një vizitë të posaçëm në Bejrut për të folur me gjeneralin Abas dhe të tjerët.

Ky është një zotim i gjallë qysh se është falur ky problem dhe po e mbajmë me këmbëngulje”, tha Rama.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat