Hera e parë për Shqipërinë/ Luiza Gega kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa në “Tokyo 2020”

Atletja shqiptare Luiza Gega është kualifikuar në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike. Gega ka shënuar kohen 9:23:85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.

Ky është një rezultat fantastik pasi për herë të parë Shqipëria kalon në finalen e garave të atletikës në Olimpiadë.

Gega ka përvojë ndërkombëtare, pasi ka fituar medalje të artë e të argjendtë në Lojërat Mesdhetare, medalje argjenti në Europian dhe medalje bronzi në Universiadën e Verës.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat