Shoferët shqiptarë duket se nuk janë në “ditët e tyre më të mira”. Kjo pasi çdo ditë është e pamundur që të mos ndodhin aksidente të ndryshme, duke nisur që nga mungesa e sinjalistikës rrugore në raste të caktuara, manovrat e gabuara në rrugë, shpejtësia tej normave të lejuara, papërgjegjshmëria në timon etje etje. Së fundmi një incident është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rrafshuar shtyllat kufizuese të bulevardit. Shkaqet nuk bëhen të ditura, por siç shihet edhe nga fotoja dëmet materiale janë të mëdha.