Zgjidhet kryetarja e re e AMA-s, Armela Krasniqi merr 83 vota

Pavarësisht akuzave të opozitës dhe thirrjeve të ndërkombëtareve për ta shtyrë votimin për në muajin shtator, parlamenti ka votuar në ditën e tij të fundit kryetaren e re të Autoritetit të Mediave Audio-vizive.

Me 83 vota pro, në krye të këtij institucioni është zgjedhur Armela Krasniqi, e anatemuar nga demokratët si kandidatë në shërbim të Ramës.
Paraditen e sotme, institucionet ndërkombëtare në vend, BE, OSBE dhe ambasada britanike kërkuan që votimin për kreun e AMA-s të bëhej me dakordësinë e të gjitha palëve për të garantuar profesionalitetin e këtij institucioni.