Si të ruani lëkurën gjatë vapës në verë?

  1. Gjithmonë përdorni SPF

Është tepër e rëndësishme që kremi juaj i ditës të përmbaje SPF, që të mbrojë lëkuren tuaj nga rrezet e diellit. Shpesh harrojmë se sa i dëmshëm është dielli gjatë kësaj periudhe dhe prandaj na nevojitet një krem qe përmban SPF.

  1. Përdorni hidratues ose konsumoni vaj peshku

Ne qoftë se lëkura juaj është e thatë edhe e ashpër për shkak të efektit gjatë periudhës së Dimrit, është e nevojshme që të përdorni hidratues. Një mënyrë tjetër do të ishte konsumi i vajit të peshkut, i cili është perfekt për te balancuar efektin qe shkaktohet nga kalimi nga një periudhë e ftohtë në një periudhë të ngrohtë.

  1. Përdorni eksfoliues për lëkurën

Lëkura juaj ka nevoje qe te largoje qelizat e vdekura qe mbeten ne siperfaqe te lëkurës dhe ne kete mënyre një eksfoliues eshte shpetimtari juaj. Përdorni eksfoliues ne formën e kremit pasi është me i përshtatshëm, kurse një eksfoliues me kokrriza mund ta irritoje lekuren tuaj dhe kjo do te ishte shume e dëmshme.

  1. Mbroni zonën e dekoltes

Ne periudhën e Verës përveç fytyrës është tepër e ekspozuar pjesa e qafës dhe e dekoltes. Edhe kjo pjese është gjithashtu e ndjeshme gjate ekspozimit ne diell dhe për ketë arsye edhe ajo ka nevoje për mbrojtje.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat