Pak përpara nisjes së seancës së fundit plenare për këtë legjislaturë, deputeti Selami Jenisheri, i cili e shënon gjithashtu ditën e tij të fundit në atë sallë, ka deklaruar se ai do të rikthehet përsëri në shtator. Sipas tij, zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit do të përsëriten.
Jenisheri tha se ai do paraqitet në Gjykatë për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.
“Më vjen keq që do mungoj në Kuvend. Askush nuk e di që Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve nuk do jetë në shtator në Kuvend, pasi 100% do të përsëriten zgjedhjet. Zgjedhjet janë të kundraligjshme, kanë thyer nenin 24 që emigrantët nuk kanë votuar dhe nenin 160 i Kodit Zgjedhor.
E ndjej veten shumë keq, si asnjëherë më parë dhe po largohem nga kjo ndërtesë ku nuk kam arritur të bind këta njerez për marrjen e 150 milionë
eurove nga organizata të huaja që tu jepeshin këtij populli.
Janë deputetët me të poshtër ndonjëherë sepse shumë kërkesa që unë kam bërë që nga dita e parë kur bëra betimin nuk i kanë aprovuar.
Ditën e premte në orën 8 e 30 tek Gjykata Zgjedhore Gjyqësore kam gjyq dhe kam kërkuar të përsëriten zgjedhjet dhe me parlamentin e ri unë të kthehem në shtator.”-tha Jenisheri.