Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e pazakontë është regjistruar në Wembley, ku një 19-vjeçar ka vrarë motrat e tij në shenjë “sacrifice”. Danyal Hussein është shpallur fajtor sot për vrasjen e dy motrave. Sipas mediave të huaja, Hussein vrau Bibaa Henry 46 vjeç dhe Nicole Smallman 27 vjeç në një park në Wembley në vitin 2020, duke i goditur vazhdimisht me thikë.
19-vjeçari ishte i fiksuar pas riteve satanike, ndërsa kishte prerë veten në mënyrë që të përdorte gjakun e tij për të nënshkruar një marrëveshje me një “djall” dhe duke “sakrifikuar” motrat e tij në këmbim të fitimit të një lotarie.
19-vjeçari u shpall fajtor për vrasje në një gjyq në Old Bailey, ku mohoi përfshirjen e tij në vrasje. Nëna e vajzave, në një deklaratë të cilën e lexoi në gjykatë, tha se “Askush nuk pret që fëmijët të vdesin para prindit, por të të vdesin të dy fëmijët në një natë të vetme është krejtësisht e pakuptueshme. Ne shpresojmë që ditë të mira të vijnë nga kjo histori e tmerrshme.”