Gjirokastra infektohet me variantin Delta? Pritet përgjigjja nga Anglia

Dy raste me simptoma të ngjashme të variantit të ri Delta dyshohet se janë identifikuar në qarkun e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për një studente të ardhur nga jashtë vendit një ditë më parë, nga fshati Asim Zeneli, e cila ka shfaqur komplikacione dhe simptoma te ngjashme me atë te tipit indian te virusit Corona.

Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet te një 45-vjeçar, i cili kishte ardhur nga jashtë. Të dy rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë që pritet përgjigjja e analizave nga Anglia.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat