Tragjedi në Rusi, avioni me 28 persona në bord rrëzohet në det

Një avion me 28 persona në bord dyshohet se është rrëzuar në det, në Rusinë Lindore.

Ndërsa po përgatitej për ulje, aeroplani rus i tipit “AN-26” humbi kontaktin me qendrën e kontrollit të trafikut ajror. Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë ende.

Avioni kishte në bord 22 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Në zonë janë dërguar menjëherë helikopterë de avionë, ndërkohë që aktivitetet e kërkim-shpëtimit kanë nisur edhe në terren.