Mijëra te moshuar nuk kane arritur te marrin ne kohe pensionin gjatë periudhës se pandemisë.
Kontrolli i Lartë i shtetit në një auditim të kryer në Fondin Rezervë të Institutit të Sigurimeve Shoqërore konstaton se janë më shumë se 1.3 milionë leke të pa-tërhequra gjatë vitit 2020.
Paratë u bllokuan në muajt mars, prill dhe maj kur vendi ishte në izolim dhe pensionistët, si grupmosha më e rrezikuar, duhet të zbatonin masat e për këtë qëllim qeveria përmes një akti normativ vendosi dërgimin në shtëpi të pensioneve.
Por pavarësisht vendimit, ata që jetonin në zona të largëta apo te tjerë qe nuk përfshiheshin ne regjistrin e sistemit te adresave, mbetën pa përfitime gjatë kësaj periudhe.
Problematikat e shumta të pensionistëve reflektohen edhe në numrin e ankesave të bëra.
“Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore për 7 mujorin e parë të këtij viti janë bërë rreth 18 mijë ankesa, ku një pjesë e tyre ende nuk janë shqyrtuar.”
Një tjetër fenomen shqetësues sipas KLSH-së mbetet edhe lidhja e pensioneve të reja, sidomos gjatë muajve të izolimit, për shkak të mbylljes së Agjencive Lokale dhe Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.
“Gjatë muajve të izolimit për shkak të pandemisë, numri i kërkesave për pensione të reja është ulur rreth 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.”
Rritja e kërkesave për pensione te reja në muajt pasardhës solli më pas një mbingarkesë për shkak se procesi kryhet manualisht.
KLSH konstaton se në periudhën janar-shtator nga 34 mijë e 514 aplikime për lidhje pensioni kanë mbetur pa zgjidhje 6 mijë e 725 prej tyre.