Mbërrijnë në drejtorinë e policisë së Tiranës të arrestuarit në bashkinë e Lushnjes nga SPAK

Kanë mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës të arrestuarit në bashkinë e Lushnjës sot nga operacioni i SPAK-ut.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm, ku SPAK dhe FNSH “zbarkon”në ambientet e bashkisë Lushnje, ndërsa tashmë të arrestuarit janë sjellë në Tiranë.

PERSONAT E ARRESTUAR
-Fatos Tushe, kryebashkiaku i Lushnjës, shpërdorim detyre në bashkëpunim

-Flamur Peqini, drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, ‘arrest me burg’ për ‘shpërdorim detyre’ në bashkëpunim dhe ‘shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike’

 

 

 

 

 

-Xhemal Hasko, nëndrejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, iu caktua masa ‘arrest shtëpie’ për veprën penale ‘shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike’

 

-Gazment Çela, nëndrejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, ‘arrest me burg’ për ‘shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike’

 

 

-Blerta Turku, juriste e Ndërmarrjes së Pasurive Publike, ‘arrest me burg’ për ‘shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike’

 

 

-Ani Simoni, inxhiniere e Ndërmarrjes së Pasurive Publike, arrest në shtëpi, e dyshuar për për kryerjen e veprës penale, të ‘Shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim

-Andri Musho, inxhinier i Ndërrmjarrjes së Pasurive Publike, arrest në shtëpi, i dyshuar për për kryerjen e veprës penale, të ‘Shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim

 

 

-Margarita Gjermeni, inxhiniere e Ndërrmjarrjes së Pasurive Publike, arrest në shtëpi e dyshuar për kryerjen e veprës penale, të ‘Shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim

-Bujar Murati, inspektor i Ndërrmjarrjes së Pasurive Publike, arrest në burg, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim

-Ibrahim Lami, inspektor i Ndërrmjarrje së Pasurive Publike, arrest në burg administrator i kompanise ‘Loti Shpk’, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat