Lehona vdiq 5 ditë pas lindjes, familja: Ambulanca erdhi pa pajisje

Ardita Muça 29 vjecare ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes së fëmijës së dytë, vetēm një ditë pasi kishte dalë nga materniteti i Durrësit në rrethana shumë të paqarta për familjarët e saj. E reja ndërroi jetë të hënën pasdite ndërsa ishte duke pire uje.

Ardita lindi me operacion cezarian në datën 30 Qershor në spitalin e Durrësit, dhe 4 ditë më pas ka dalë nga ky spital.
Dje ajo ishte takuar me motren e saj  dhe pasi piu ujë u keput e ra ne dysheme.

Ambulanca mberriti vone ne vendngjarje dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi qe erdhi ne banese bene proceduren por kerkuan qe te vije nje mjek pasi ata nuk ishin te pregatitur per paciente lehone. Me vone erdhi mjeku.

Bombola e okaigjenit mbaroi ndersa e reja ne urgjence mbërriti me rrahje zemre, por mjeket na thane se truri nuk funksionon pa oksigjen.

“E keni sjellë vonë,  na thanë mjekët”, tregojne te afermit. Ata akuzojnë mjekët në lidhje me vdekjen e lehonës.