J.Lo flet për herë të parë pas romancës me Ben Affleck: Jam super e lumtur

Jennifer Lopez është shumë e lumtur aktualisht teksa po shijon lidhjen me Ben Affleck. “Jam super e lumtur”-tha diva e muzikës e ftuar në “Apple Music’s Zane Lowe”. “E di që njerëzit gjithmonë pyesin si je, si shkon, je mirë, por nuk kam qenë kurrë më mirë se kaq. Dua që njerëzit që kujdesen për mua të dinë se jam në një fazë të jetës që po eci shumë mirë vetë. Dhe mendoj se kur arrin këtu, ndodhin gjëra të mira që nuk mendoje se do ndodhin sërish në jetën tënde”-vazhdoi J.Lo.

“Jam e lumtur për dashurinë që po më jepet dhe urimet e mira. Dua të gjithë ta dinë që është koha më e mirë e jetës sime”-përfundoi këngëtarja.