Horr’or në Tiranë/ Një person hidhet nga pallati dhe mbetet i varur në katin e 2-të

Një ngjarje e rëndë ka në zonën e Alliasit, në Tiranë, pasditen e sotme. Një person është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Raportohet se personi ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke terrorizuar banorët.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka marrë menjëherë për ta transportuar në spital, pasi ishte me shenja jete.

Lidhur me njgarjen, policia njoftoi se rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka”, është hedhur nga lartësia shtetasi Z. B., rreth 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor, shtuan të njëjtat burime.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat