Është folur për reform dhe për përzgjedhjen e antarve të Gj. Kushtetuese. Skepticizmi nuk ka munguar. Pritej gjithmonë një gjykim nga kjo gjykatë për të parë dhe aftësinë e saj, si dhe atë të domosdoshmen, panvarsinë.
Por me sa duket, u desh presioni ndërkombëtarë që antarët e saj, të marrin një vendim ku, në opininin e çdo qytetari ishte anti Kombëtar. Panvarsisht nga të gjitha. Gj. K. duhej ta merrte një vendim, pasi shum shpejt, asaj i duhet të marrë në shqyrtim kërkesën e Kuvëndit, për shkarkimin e Presidentit Meta.
Ora me sa duket për Teatrin dhe pronën publike, për tu gjykuar erdhi.. Gj. Kushtetuese në seancën e datës 16.06.2021 përfundoi kërkues e Presidentit, për ligjin nr. 37/2018 si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.
Në këtë kërkesë. Presidenti i Republikës kërkonte dhe Shfuqizimi i VKM nr. 377, datë 08.05.2020 “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë Si dhe
Shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Ky ligj pati pasoja të rënda. Si në rrafshin politik, ekonomik dhe kulturor. Ndaj dhe u kundërshtu me forc nga shum aktor të ndryshëm, qofshin institucional apo individ të ndryshëm.
Maxhiranca e kishte paracaktuar fituesin ndaj dhe u quajt si “ ligji fusha”. Ky paracaktim tregohej dhe me faktin se. Firma ishte paracaktuar dhe madje katër orë para miratimit të ligjit, regjistrohet në QKB pra konçesioni ishte i dhënë para miratimit të ligjit. Ndaj dhe u rregjistrua si konçesion i ppp “teatri kulla” Ky ligj, cënonte jo vetëm teatrin por, dhe truallin publik. Gjë që cënonte edhe më rëndë të drejtën e pronës. Pra guxohej që prona publike ti falej firmës konçesionare.
Në kohën e miratimit të ligjit. Presidenti e riktheu për shqyrtim. Duke bërë dhe argumentet e mos dekretimit. I vermi “kinflikt” për këtë mos dekretimi ka qënë. Unë publikisht i kërkova Presidentit që në kokën e shkresës së mos dekretimit, të kishte fjalinë ( ky ligj është anti kushtetues) Arsyeja ishte e thjeshtë. Çdo arsyetim tjetër, do sillte pasojat që solli realisht. Ndërsa një ligj i kthyer si anti kushtetues. Detyronte kuvëndin të ribënte një ligj të ri.
Panvarsisht nga gjithshkala apo konfliktet e hapura mes Qeveris dhe Presidentit, ky i fundi e dërgoi në Gj. Kushtetuese, e cila:
Në përfundim të shqyrtimit,
VENDOSI:
- Pranimin pjesërisht të kërkesës;
- Shfuqizimin e ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
- Shfuqizimin e vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
- Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
- Pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 37/2018 dhe VKM-së nr. 377/2020 deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Por në këtë vendim. Bie në sy. pika 4 ku, Rrëzohet kërkes për prishjen e objektit nga ana e Bashkis Tiranë. Këtë rrezim kërkese Gj.K. e bën me një arsyetim “foshnjarak” Ku thotë se:- Për sa i përket VKB-së nr. 50/2020 nuk u formua shumica prej 5 votash e parashikuar nga neni 73, pika 4, i ligjit nr. 8577/2000, në lidhje me juridiksionin e kësaj Gjykate për shqyrtimin e saj.
Me këtë shqyrtim. Gj. Kushtetuese i del në mbrojtje Kryetarit të Bashkisë si dhe veprimeve anti ligjore për shënbjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kështu kërkohet që të legjitimohen veprimet e pa ligjëshme. Mjafton të shihet vetëm veprimi i prishjes Ora në të cilën ju vërsulën Teatrit. Rrezikut që përbënte pjemarrja e qytetarve brënda asaj godine. Apo prishja pa inventar. Pa nxjerr jasht objektit të rekuizitës jo vetëm miljonashe në para Por më shum në vlerat e tyre historike, etnografike dhe të domosdoshme për vetë funksionin e skenës e të aktorve.Por me sa duket. Trysnia për ta mbyllur këtë çështje ka qënë më e madhe se vetë ligji.
Nuk mundet të jetë e mundur që. Në një vendim ku, shpal anti kushtetues si ligjin dhe VKM nuk ka korum për të shyrtuat VKB të Bashkis Tiranë !?
Gjithsesi ky vendim, i hap rrugën e lirë SPAK për të kryer hetimi të thelluara. Hetim që do nxjerri në pah. Jo vetëm korrupsionin aktiv e pasiv Por dhe pastrimin e parave që është bërë me miratimin e ligjeve e VKM-ve të këtij lloji. Ky është hap i parë që Gj. Kushtetuese i vjen në ndihmë (dhe pse jo plotësisht) drejtësisë së paanëse. Në vendimet e më tejshme. Do gjykoj më drejtë për panvarsin e kësaj gjykate. Guri i provës ende nuk ka ardhur. Të gjithë presim drejtësi të plotë e jo të cunguar.