Britney jep dorëheqjen përfundimtare nga muzika

Britney Spears. File photo dated 28/08/16 of Britney Spears, who is taking an indefinite break from work to care for her father as he recovers from a life-threatening illness. Issue date: Friday January 4, 2019. The singer said she wanted to support her family as they have always supported her, and has put her planned Britney Domination residency in Las Vegas on hold. See PA story SHOWBIZ Spears. Photo credit should read: PA/PA Wire URN:40457269 (Press Association via AP Images)

Britney Spears po i jep fund karrierës së saj në muzikë. Menaxheri i këngëtares, Larry Rudolph deklaroi sot se ka dhënë dorëheqjen dhe se Britney po mendon të heqë dorë nga muzika. Në një letër, Larry shkruan se dorëheqja e tij nuk ka të bëjë me betejën e fundit të Britneyt për kujdestarinë, por ka ardhur momenti që ai të largohet pasi këngëtares nuk i duhet më.

“Kanë kaluar gati 2 vite që kur kam komunikuar me Britney dhe që asokohe ajo më informoi se kërkon të marrë një pauzë në punë. Sot mësova se Britney e ka vendosur zyrtarisht të dorëhiqet.

Siç e dini unë nuk kam qenë pjesë e kujdestarisë, kështu që nuk di shumë detaje. Jam punësuar nga Britney për ta menaxhuar dhe asistuar në karrierën e saj. Dhe si menaxher i saj, besoj se është në të mirën e saj që unë të jap dorëheqjen sepse shërbimet e mia profesionale nuk janë më të nevojshme”-shkruan Larry.