Vëllai i Mevlanit merr pjesë në audicionet e Përputhen/ Ish konkurrenti: E ka marrë vesh plaka që je këtu

Edhe pse sezoni i dytë ka përfunduar, Përputhen vijon të shoqërojë ndjekësit edhe gjatë verës.
Përputhen ka nisur audicionet për të përzgjehdur konkurrentët e rinj të sezonit  të ri. Këtë të dielë u transmetuan audicionet e zhvilluara në qytetin e Elbasanit.

E papritura e këtij audicioni ishte pjesëmarrja e vëllait të Mevlanit, Artan Shaba. Ai u shpreh se dëshiron të marr pjesë në emisionin e ardhshëm dhe nuk ka dashur kurrë të përfitojë nag fama e Mevlanit. Mesa duket kjo ishte një surprizë edhe për gjithë panelin!

Olsa: Njiheni ju të dy?
Mevlani: Në fakt nuk ngjajmë shumë. Ore plaka e ka marr vesh që ti ke ardh për audicione këtu?

Bora: Ua vëllai jot, ua nuk ngjani fare.
Mevlani: Tani ka ardh nga Gjermania dhe sa herë i thoja futu në ‘Përputhen’ dhe thoshte nuk hy kurrë dhe ja ku e sheh sot!

Kemi gjashtë vite diferencë dhe i ngjiten femrat shumë këtij, është pak e çuditshme.
Ndërkohë që jemi në tavolinë me tre goca, katër orë me i gjujt unë por nuk guxoj ti them diçka se më vjen zor, ndërkohë byrazeri i ka marrë numrin.