Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 6 korrik
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 6 korrik gjatë intërvalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Rruga “Albanopoli” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Gjergj Legisi” në zonën e Laprakës, rruga “Don Bosko”, Bathore.