Një aksident ka ndodhur ne aksin rrugor Lezhë- Shkodër, ku një mjet Ford është përplasur me mjetin tip Fiat, dhe për pasojë mjeti tip Ford është mbuluar nga flakët. Nga burimet e siguruara nuk raportohet për njerëz të dëmtuar.
Njoftimi i plotë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit” mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip “Fiat” me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip “Ford”.
Nuk ka njerëz të dëmtuar, vetem dëme materiale.
Sherbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.