Dhunohet barbarisht me shkop bejsbolli avokati i njohur në Sarandë 

Avokati i njohur, Marjel Mejdi, 39 vjeç, është dhunuar sot barbarisht nga persona të paidentifikuar në qytetin e Sarandës. Mësohet se ai është goditur me shkop bejsbolli nga një grup prej 3-4 personash të cilët i kishin zënë pritë.

Gjendja shëndetësore e avokatit paraqitet e rëndë pasi ka marrë disa plagë në trup. Mësohet se ai ka dorën dhe këmbën të thyera, ndërsa ka dhe fraktura të shumta në trup.

Mejdi ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Mercedes Benz” kur është ndaluar nga autorët. Makinës i janë thyer xhamat nga goditjet me shkop bejsbolli dhe sende të tjera të forta.

Pasi makinës i kanë thyer xhamat kanë nxjerrë drejtuesin e automjetit duke e goditur me shkop bejsbolli.

Avokati ishte i njohur edhe për angazhimin politik në krah të Partisë Demokatike, teksa gjatë fushatës elektorale ishte caktuar Koordinator Politik në Qarkun e Tiranës.