U krijuan para 75 vitesh, dalin në ankand bikinit e para

 

Më 5 korrik 1946, dalin për herë të parë në shitje bikini, menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Francë. Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listën e mëkateve.

Bikinit filluan të popullarizohen nga yjet botërorë si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 ato u bënë të zakonshme në plazhe.

Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti “bikini”, duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor( katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini). Reard shpresoi se duke përdorur emrin “bikini”, do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore.